
Nga ish-kreu i Gardës te një grua deputete, PS zyrtarizon kandidatët për 9 nëntorin
Partia Socialiste ka zyrtarizuar kandidatët për zgjedhjet e pjesshme në 6 bashkitë e vendit.
Teksa për Tiranën ishte zyrtarizuar Ogerta Manstirliu, në 5 bashkitë e tjera u vendos në mbledhjen e Kryesisë. Pas mbledhjes, drejtuesit e qarqeve zbuluan emrat e kandidatëve.
Mirela Kumbaro ishte ajo që njoftoi se Gramoz Sako do të jetë kandidat për Bashkinë e Tepelenës. Ai ka qenë ish-drejtues i gardës së Republikës, por dha dorëheqjen pak muaj më parë. Gojët e liga flisnin se ai dilte në përgjimet e SKY ECC.
Blendi Klosi ishte ai që njoftoi se në Mat do të kandidojë Altin Bojni. Ndërsa për Beratin emrin e njoftoi ish-kryetari Ervin Demo. Sipas tij kandidat është Ervin Ceca.
Në Vlorë kandidate do të jetë Brunilda Mersimi, e cila u zgjodh deputete më 11 maj. Në Cërrik PS do të kandidojë Florenc Dokën.
Në përditësim...
Po ai inxhinjeri i Vlores vajti per lesh????