TAGS-AT E JAVËS

Kosova2023-11-03 12:30:00

“Ndëshkim Serbisë”, Kurti raporton për takimet në Bruksel: Kemi arritur marrëveshjen që sjell njohjen de-facto të Kosovës!

Shkruar nga Pamfleti
“Ndëshkim Serbisë”, Kurti raporton për takimet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po raporton sot në Kuvend për takimet e tij në Bruksel, ku vëmendja ishte te dialogu Prishtinë-Beograd.

Kurti tha para deputetëve se është arritur vetëm një marrëveshje mes palëve, ajo që sipas tij sjell njohjen de-facto të Kosovës, nga Serbia.

“Kemi arritur vetëm një marrëveshje, që sjell njohjen de-facto të Kosovës. Marrëveshja bazike në Ohër, ka njohjen de facto të Kosovës nga Serbia. 5 nenet tjera kanë përfitime dypalëshe. Vetëm nenin 7, ndërlidhet me trashëgiminë nga dialogu i dekadës së kaluar. Kërkova që të bëhej ndëshkimi dhe sanksionimi i Serbisë. E para vepra kriminale dhe terroriste është kryer në teritorin e Republikës së Kosovës, e dyta unë theksova edhe progresin demokratik dhe konomik të Kosovës dhë kërkova që të nënshkruhet marrëveshja bazë e Brukselit e 27 shkurtit që do të nënkuptonte pranim e për rrjedhojë zbatim. Serbia refuzoi sërish nënshkrimin e marrëveshjes bazike”, tha Kurti.

Mes të tjerash ai tha se pala kosovare në takime me krerët e lartë të BE, ka kërkuar ndëshkimin e Serbisë për agresionin në Veri të Kosovës ku mbeti i vrarë një efektiv policie.

Ndërkohë, gjatë fjalës së në foltoren e Kuvendit ishte Kurti, deputetët e opozitës në shenjë kundërshtie i binin tavolinave dhe bënin në kor ovacione ironizuese.

albin kurti

Lini një Përgjigje