TAGS-AT E JAVËS

Sport2026-02-17 15:17:00

Drejtoi derbin e kryeqytetit, Juxhin Xhaja vendos drejtësi në ndeshjen e “play off”-it në Ligën e Konferencës

Shkruar nga Pamfleti

Drejtoi derbin e kryeqytetit, Juxhin Xhaja vendos drejtësi në ndeshjen

Të enjten zhvillohen disa nga përballjet e fazës “Play-Off” të Ligës së Konferencës, ku një prej ndeshjeve do të drejtohet nga një arbitër shqiptar.

UEFA ka përzgjedhur Juxhin Xhajën për të vendosur drejtësi në sfidën mes Omonias dhe Rijekës, e cila do të luhet në stadiumin “GSP” në Qipro, në orën 21:00. Gjyqtari i Kategorisë Superiore do të mbajë rolin e arbitrit kryesor në këtë përballje me rëndësi për fazën kualifikuese të kompeticionit europian.

Xhaja vjen pas angazhimeve në kampionatin shqiptar, ku së fundmi drejtoi derbin e kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës, i përfunduar me rezultatin 2-0.

Trupa gjykuese do të përbëhet nga Arbër Zalla dhe Rejdi Avdo në rolin e ndihmësve, ndërsa arbitër i katërt do të jetë Olsion Yzeiraj. Në sistemin VAR do të jetë italiani Xhanluka Aureliano, ndërsa në AVAR është caktuar Kreshnik Barjamaj.

Emërimi i një trupe gjykuese shqiptare në këtë fazë të Ligës së Konferencës konsiderohet një tjetër vlerësim për arbitrazhin shqiptar në arenën ndërkombëtare.

Drejtoi derbin e kryeqytetit, Juxhin Xhaja vendos drejtësi në ndeshjen

juxhin xhaja atbitri shqiptar liga e konferencës

Lini një Përgjigje