
It was one of the most painful scenes I have experienced. As soon as I entered the room, an alienated Asllan appeared to me. Understand me. During those years, I was used to conceiving of an Asllan with a mammoth body, that was the envy of many, a vital, smiling and at the same time kind and obedient Asllan. So, with this impression, I went into the room where they had laid him and was stunned when I saw him.
Asllan Rusi, the former best volleyball player of "Dinamo" and the National team in the 70s, was hit and destroyed by the State Security at the peak of his career, just because he loved Enver Hoxha's daughter! A terrible event, the consequences of which, a few years later, cost him his life.
Now, after about 30 years since the tragic loss, the story of the man who wrote a golden page in the book of Albanian sports, for the first time, is accepted together with another page, this time black, of another story. The fact is confirmed by the Grand Master, Vangjel Koja, (or as he is known otherwise: Xhela), the former prominent coach of the "Dinamo" men's team, in the 1960s-'90s.
He is a man in his eighties, but his appearance alone cannot hide his age. As for the 80 years of logic, Vangjel Koja seems to be able to measure up to the best. In such cases, he also carries a notepad with him, which dates back to the 50s and which helps him to be concise, or rather to make bets, always winning with himself. "Take a look at them. In 1962, I have Asllan Rusi last in the list of volleyball players, a ranking I made, respecting everyone's abilities.
But in 1975, when the event happened, I have the first one on the list. From here, they broke it and threw it to the ground, as if it were a leaf of a tree...", - coach Koja confesses, explaining that the destruction of Asllan Rusi's life is one of the biggest challenges of his life. Everything had come suddenly, as suddenly as frightening events always do.
Mr. Koja, I would like to start from the beginning. How did you meet Asllan Rusin?
VANGJEL KOJA: It was 1961. I spotted Asllan Rusin, a tall teenager, in the youth volleyball team of the Tirana team, coached by a friend of mine, Thanas Mitrushin. It seems that Asllani was a bit of a restless guy and had some clashes with the coach. As for me, I was impressed that he was taller than his teammates.
Biseduam dhe kur dëgjoi dëshirën time, për ta marrë me “Dinamon”, Mitrushi nuk ma bani dysh: Ta jap unë Asllanin, – më tha. Unë isha tjetër tip, u bija kokës lojtarëve dhe nuk kisha asnjëherë probleme disipline, kështu që nuk më trembi “shtrimi” i Asllanit. Ai nisi të stërvitej me të rinjtë e “Dinamos” përgjatë vitit 1961. Një vit më pas forma e tij, ishte shumë e mirë dhe e kaluam me ekipin e të rriturve.
Kështu nisi edhe historia e tij, që pak vite më pas, do të njësohej me historinë e “Dinamos” së madhe, ekipit që do të bënte epokë, në volejbollin evropian. Asllani ka qenë i vitlindjes 1945. Vinte i dobët, por me kalimin e viteve u mbush dhe gëzonte një fizik e një trup të formuar, për të pasur zili. Kam edhe parametrat: Ishte 188 cm i gjatë, peshonte 88 kilogramë, gjatësia me krahë 2,45 m, kërcimi, prekte lartësinë 3,45 metra…!
Dhe kur, në ç’vit Asllani, arriti të ishte një nga më të mirët e ekipit të Dinamos?
VANGJEL KOJA: Ishte i talentuar dhe u ingranua shumë shpejt. Nisi të shkëlqente që në vitin 1963. Një vit më pas, me Asllanin në skuadër, do të fitonim titullin Kampion Kombëtar, madje filluar nga ky vit, titullin e fituam tetë herë radhazi. Pikërisht në kampionatin e fituar të vitit 1964, spikatën gjuajtjet nga vija e dytë të Asllanit. Kujtoj se këto gjuajtje në atë kohë, nuk i bënte askush në Shqipëri.
Kishte një taktikë të gabuar, sipas të cilës, për gjuajtjet nga vija e dytë, nuk organizohej bllok dhe liheshin të priteshin. Por, pothuaj në të gjitha këto gjuajtje, Asllani merrte pikë. Kujtoj se kampionatin, e fituam me një ndeshje të drejtpërdrejtë, me ekipin e “Partizanit”, që në ato kohëra lulëzonte dhe kishte “aneksuar” prej kohësh, titullin kampion.
Cili ishte roli i Asllanit në skuadër?
VANGJEL KOJA: Asllani, ishte nga më të mirët e turneve në një kohë, që luanim më skuadra kampione të Evropës. Kujtoj se ai, por edhe Dashamir Fagu, (këtë e merrnim “borxh” nga “Partizani”), patën oferta për të luajtur me ekipe të mëdha të Evropës. Kuptohet, një ëndërr që komunizmi nuk e lejonte. Pra, me kalimin e viteve, loja e Asllanit vinte në rritje. Le të shohim një statistikë. Në kampionatin e vitit 1969-’70-të, Asllan Rusi, i ka dhënë skuadrës 160 pikë, pra është më i miri, i ndjekur nga Kreshnik Tartari, që renditet i dyti.
Pas kësaj kohe, ka qenë absolut në lojën e tij, që vinte duke u rritur. Në vitin 1972, arritëm të futeshin në gjysmëfinalet e Kupës së Evropës, ku Asllan Rusi dhe Dashamir Fagu, bëjnë figurë të shkëlqyer. Hidhini një sy bllokut të shënimeve. Që nga viti 1973, Asllan Rusi, renditet i pari, jo vetëm sipas vlerës, por edhe sipas pjekurisë. Por, siç e shikoni edhe vetë, ai ka luajtur deri në vitin 1975. Më tej, Asllani nuk luan më… nuk ka më Asllan…!
Pse nuk ka… çfarë ndodhi?
VANGJEL KOJA: E goditën, e rrëzuan…! Kaloi disa peripeci në këtë kohë… dashuronte vajzën e Enver Hoxhës.
Si u krijua mundësia të njihej me vajzën e Enver Hoxhës?
VANGJEL KOJA: Janë njohur në plazhin e Durrësit, në Kavalishencë. Duhet t’ju kujtoj se ekipi i “Dinamos”, i përkiste Ministrisë së Brendshme dhe si të tillë, kishim të drejtë të shfrytëzonim një pjesë plazhi të rrethuar në Durrës, në dispozicion të Ministrisë së Brendshme, që rëndom quhet Kavalishenca. Ngjitur ishin edhe vilat dhe plazhi i udhëheqjes komuniste të kohës.
Pikërisht këtu, janë njohur Asllani me të bijën e Enver Hoxhës. Kujtoj gjithashtu se vajza e Enverit, stërvitej me ekipin e femrave të “Dinamos” dhe kjo ka qenë një tjetër mundësi kontakti, mes të dyve. Vajza ishte e gjatë dhe llogaritej të ishte një volejbolliste me perspektivë. Kujtoj gjithashtu se ajo, ishte më e vogël në moshë, nga Asllani.
Nga sa dini ju, bëhej fjalë për dashuri të ndërsjellë, apo vetëm Asllani ishte dashuruar pas vajzës?
VANGJEL KOJA: Unë flas nga pozita e një trajneri, që sigurisht, nuk e ka mundësinë të dijë më shumë, se lojtarët e skuadrës. Kështu që mendoj se, lojtarët e tjerë të skuadrës, dinë më shumë hollësi të këtij lloji. Për një gjë jam i sigurt, që Asllani e dashuronte. Jam i sigurt gjithashtu, se pikërisht kjo dashuri, u bë shkaktare që atij t’i shkatërrohej jeta, duke filluar me largimin nga ekipi i “Dinamos” e dërgimin me dhunë në Spitalin Psikiatrik. “Në Psikiatri, Asllan Rusit i injektuan ilaçe shkatërruese”! “E larguan nga ekipi, se donte vajzën e Enverit”!
Mjeshtër, kur kuptuat se Asllan Rusi kishte probleme, apo nisi të ndryshonte në sjelljen e tij?
VANGJEL KOJA: Bëhet fjalë gjithmonë për në vitin 1975. Kohë kur ai dashuroi vajzën e Enver Hoxhës. Natyrisht unë e mësova më pas këtë fakt, por pikërisht në këtë kohë, Asllani pati një ndryshim në sjelljet e tij, që s’më shpëtoi nga vëmendja. Nisi të konsumonte alkool. Duket që e kishte një hall. Gjithsesi, në fushën e lojës, vazhdonte të ishte një lojtar perfekt. Pak ditë më pas, pas interesimit pse mungonte në stërvitje, më thanë se e kishin shtruar në Spitalin Psikiatrik. Kjo më shokoi.
Për sa kohë e kishit njohur, ju kishte dhënë ndonjë shenjë Asllani, se kishte probleme nga ato që mund të shërohen në psikiatri?
VANGJEL KOJA: Absolutisht jo. Asllani, ishte në kulmin e karrierës dhe shkëlqimit të tij si sportist. S’ka ndodhur kurrë të ketë shkaktuar situata të pakëndshme, apo të tregonte se kishte probleme mendore. Prandaj, edhe shtrimi në Spitalin Psikiatrik, m’u shkarkua me dhimbje në mendje. Me të mësuar për këtë, u nisa me urgjencë për në spital, që ta vizitoja.
Mund të na përshkruani si e gjetët?
VANGJEL KOJA: Po. Ka qenë një nga skenat më të dhimbshme që kam përjetuar. Sa hyra në dhomë, m’u shfaq një Asllan i tjetërsuar. Të më kuptoni. Gjatë atyre viteve, isha mësuar të konceptoja një Asllan me trup viganësh, që ia kishin zili shumëkush, një Asllan vital, të qeshur dhe njëkohësisht të sjellshëm e, të bindur. Pra, u futa me këtë përshtypje në dhomën ku e kishin shtruar dhe u shtanga kur e pashë.
Në pak orë të kaluara aty brenda, se nuk ishin bërë akoma e ditur, ai ishte tjetërsuar. Ishte lëshuar krejt dhe nuk ishte në gjendje, as të çonte gotën e ujit me duart e veta te goja. U tmerrova dhe kërkova shpjegime. Një mjek, më sqaroi se ishin duke e kuruar për sistemin nervor. Mjeku m’u prezantua si tifoz i sportit të volejbollit. Më thotë: Mos u tremb. Po i bëjmë një kurë me ilaçe që i heqin forcën nervore…! Por me kalimin e kohës, gjithçka do kalojë…!
Si u gjend në këtë spital Asllan Rusi, shkoi me rekomandimin e ndonjë mjeku, apo…?
VANGJEL KOJA: Këtë e mësova më pas. Është nga ato histori të cilat, pasi i dëgjon, të presin krahët, pasi dalin jashtë fuqive të tua. Më rrëfyen se Asllanin, e kishin çuar me forcë në Spitalin Psikiatrik. I kishin kurdisur një kurth. Duket, ata kishin tentuar ta merrnin dhunshëm në ndonjë tjetër rast, por ka gjasa që kishin dështuar, për shkak të fizikut të jashtëzakonshëm të Asllanit. Prandaj i kishin bërë llogaritë mirë, që të mos dështonin sërish.
Më rrëfyen se kurthin, ia kishin gatitur në afërsi të Degës së Brendshme të Tiranës. (Sot në të njëjtat ambiente, është Drejtoria e Policisë). Dy policë të bëshëm, të cilët ishin njëkohësisht mundsa të “Dinamos”, që të dy të njohur apo miq të Asllanit, i kishin prerë rrugën me një makinë policie. Dy policët, kishin zbritur nga makina dhe pa dhënë asnjë shpjegim, e kishin marrë Asllanin me forcë dhe futur dhunshëm në brendësi të “Jeep”-it. Mua më thanë se nga këtu, ishin nisur drejt e në Spitalin Psikiatrik.
Pra, Asllani u çua në spital forcërisht, jo sepse kishte nevojë për kurim?
VANGJEL KOJA: Asllan Rusi u shkatërrua nga injeksionet në Spitalin Psikiatrik. Nuk ishin të natyrshme këto zhvillime. Asllani nuk u dërgua në spital, se ishte i sëmurë, ai u shkatërrua nga diçka tjetër. E goditën, sepse dashuronte vajzën e Enver Hoxhës. Kjo histori e shkatërroi. Kur e pashë në atë gjendje, e mendova të humbur. Kujtoj se në spital, i shkonte përditë i vëllai, Mimi, (Fehmi Rusi), një basketbollist i mirë joni, i cili i rrinte pranë me orë të tëra. Pas vdekjes së Asllanit, në vitin 1983, Mimi kaloi shumë kriza nervore dhe humbi jetën, duke u hedhur nga dritarja e pallatit.
Ç’ndodhi më pas? Asllani doli një ditë nga spitali, apo jo?
VANGJEL KOJA: Patjetër. Por nuk ishte më në gjendje të stërvitej. Ishte lëshuar shumë fizikisht. Kujtoj Asllanin, që vinte pranë fushave ku stërviteshin shokët e vet dhe kalonte kohën, duke luajtur “nëntësh” me rojën. Një skenë që më shkaktonte lot. Por çuditërisht, pati një periudhë që Asllani e merr veten. Ishte i njëjti vit, 1975, dhe skuadra jonë ishte në Rumani, për Kampionatin Evropian. Aty Asllani, luajti si i barabartë me ekipin. Por me t’u kthyer në Shqipëri, sërish përfundoi në spital. Pas kësaj e detyruan të largohej nga ekipi i “Dinamos”…!
Le të ndalemi pak në këtë pikë, pasi kolegët e vet thonë se pikërisht largimi nga ekipi i “Dinamos” e shkatërroi përfundimisht Asllan Rusin…! Jeni edhe ju i të njëjtit mendim?
VANGJEL KOJA: Kam qenë dhe mbetem i mendimit se atë e shkatërruan, sepse dashuronte vajzën e Enver Hoxhës. Mua më kanë thirrur në Ministrinë e Brendshme dhe më kanë urdhëruar ta largoj Asllanin nga skuadra. Duhet t’ju risjell në vëmendje, se “Dinamo”, ishte ekip i Ministrisë së Brendshme. Nuk më kujtohen njerëzit që më thirrën, por kujtoj se më thanë prerë: “Asllani s’është më për ne”. Një urdhër përpara të cilit, isha krejt i pafuqishëm, edhe pse u përpoqa ta ndihmoja Asllanin. Sipas mjekëve, atij i bënte mirë sporti. Kështu që në atë përballje të pabarabartë, në Ministrinë e Brendshme, arrita të paktën që të “merrja leje”, që Asllani të kalonte në një tjetër ekip.
Si reagoi Asllani kur i komunikuat largimin nga skuadra?
VANGJEL KOJA: Nuk më keqkuptoi kur ia thashë. – “Të paktën më rregullo në ndonjë ekip tjetër”, – më tha. Ishte një nga bisedat më të vështira, të jetës sime. Më dhimbsej. Asllani nisi të luante me ekipin e “Studentit” përgjatë vitit 1976 dhe natyrshëm që vazhdonte të ishte më i miri i ekipit. Por duket aty, nuk merrte të njëjtën kënaqësi shpirtërore, që merrte me “Dinamon”. E la shpejt sportin, në vitin 1976.
Kujtoj se vitet e fundit të jetës, i kaloi si mësues fizkulture në Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tiranë. Më tej, u godit nga një sëmundje kanceroze. Unë shkoja shpesh ta shihja në spital. Aq shpesh, saqë dikur i kishte thënë Andi Tiranës, që ishte njëkohësisht mjek dhe volejbollist i “Dinamos”: “Nuk ma merrte mendja se, nga të gjithë, më shumë më donte profesori”. Vdiq në vitin 1983. Ishte vetëm 38 vjeç.
Dëshmia e ish-trainerit: “Si e morëm Asllanin në Rumani, për ta kuruar?
Ka pasur një periudhë kohe, kur Asllan Rusi, ishte shfaqur i njëjtë me Asllanin që kishte qenë para se ta shkatërronin me ilaçe. Një kohë e shkurtër, që kishte bërë trajnerin dhe kolegët e tij, të mendonin se gjithçka do të riparohej më në fund. Ishte viti 1975 dhe Rusi, i shkatërruar fizikisht nga injeksionet në spitalin psikiatrik, vetëm sa paraqitej në stërvitjen e skuadrës. Në këtë kohë “Dinamo”, duhet të shkonte në Rumani për të marrë pjesë në Kampionatin Ballkanik të volejbollit.
Nuk dihet se si ia kishte arritur, por trajneri Koja, kishte mundur të fuste edhe emrin e Asllan Rusit, në listën e lojtarëve që do të niseshin jashtë vendit. Ishte justifikuar me shprehjen: “Ta kurojmë njëherë në Rumani”. Një shprehje që fatmirësisht kishte funksionuar me suksesin e “hapu Susam”. Duket, njerëzit e Sigurimit të Shtetit, që shihnin me lupë emrat e sportistëve të cilët shkonin jashtë shtetit, nuk kishin pasur kontradikta, pikërisht me këtë kërkesë: “Ta kurojmë njëherë në Rumani”.
Ajo duket u kishte ardhur për shtat e kishte përkëdhelur variantin e tyre, sipas të cilit, Asllan Rusi ishte një i sëmurë, që duhet të kurohej në spitalin psikiatrik. Duke vazhduar rrëfimin, trajneri Koja shpjegon se si me të mbërritur në Rumani, shëndeti i Asllanit, ishte përmirësuar me hapa galopantë. “Në pak ditë, nisi të stërvitej dhe po tregonte një formë të shkëlqyer sportive. Nuk do ta besoni, por falë kësaj forme, ne e aktivizuam në ndeshjet e drejtpërdrejta me ekipet më të mira të Ballkanit dhe Asllani, ishte ai i mëparshmi. U vlerësua, madje ndër të dalluarit e këtij kampionati”, – rrëfen Mjeshtri Vangjel Koja.
Por duket në tokë të huaj, larg stresit të Tiranës, kishte ndodhur edhe shkëlqimi i fundit i Asllan Rusit. Pasi me t’u kthyer në Tiranë, shëndeti i tij sërish shkatërrohet. Askush nuk di të thotë se në ç’rrethana ai përfundoi për së dyti në spitalin psikiatrik. Për më tepër, asnjë nga miqtë e tij nuk di shumë hollësira. Duket Asllani nuk u rrëfente kolegëve të vet për problemet e tij. Të pyetur për këto ngjarje, ata që gjenden në Shqipëri janë mjaftuar me shprehjen: “Dimë vetëm atë historinë me vajzën e Enver Hoxhës”.
Duke qenë se janë të pakët dëshmitarët e hollësive të kësaj historie, ka shumë të ngjarë që të vërtetat e tij Asllani t’ia ketë besuar një tjetër personi, që tashmë nuk jeton, mbase të vëllait, ish-basketbollist, i cili i ka marrë me vete në varr, pasi humbi jetën në rrethana të habitshme duke u hedhur nga lartësia e një pallati.
Fatkeqësitë e familjes Rusi
Familjen e Asllan Rusit, e kanë ndjekur pas, aq shumë fatkeqësi, sa tashmë prej trungut të saj, nuk jeton askush. Babai, Xhelal Rusi, një farmacist i diplomuar në Francë, që njihej edhe me Enver Hoxhën, vdiq në moshë ende të re, duke u shprehur gjithmonë i pakënaqur, nga regjimi komunist. Të njëjtin fat, pati edhe e shoqja, që ishte njëkohësisht, e mbesa e poetit kombëtar, Naim Frashëri. Në vitin 1983, vdekja nuk kurseu edhe volejbollistin e talentuar, Asllan Rusi, në këtë kohë, me fizik të shkatërruar. Por e dhimbshme është, edhe historia e vëllait të tij të vetëm, (Fehmi Rusi, pjesëtar i ekipit basketbollit “Dinamo”), që pas humbjes së të afërmve të familjes, përgjatë një krize mendore, u hodh nga një kat i lartë pallati, duke humbur edhe ai jetën.
Koja: “Me Rusin, ngjitëm ‘dinamon’ në gjysmëfinalet e Evropës”
Duket se gjithçka, ka qenë një bashkim njerëzish, që dëshironin shumë të dallonin nga të tjerët, nisur nga trajneri. Pasi historia e ngritjes së ekipit të sapoformuar të volejbollit të meshkujve të “Dinamos”, ka qenë spektakolare. I krijuar më 1958, ekipi e nis startin nga kategoria e dytë, për të mbërritur 14 vite më pas, të barazohej me më të mirët e Evropës. Është një histori e denjë dhe e pazakontë, që barazohet me shumë pak raste në botë, më saktë, aktualisht mund të krahasohet me ngritjen e futbollit të ekipit të Kievos në Itali, pak vite më parë.
Sipas rrëfimit të trajnerit Vangjel Koja, gjithçka i dedikohet një grupi lojtarësh, shumë të aftë, siç ishin; Asllan Rusi, Kreshnik Tartari, Ylli Shehu, Franc Jakova, Zhani Bonata, Anastas Panteqi, Andrea Gjika, Foto Kola, Ali Lulolli, Shkëlzen Hoxha, Shaban Uka, Kiço Lena, Enis Terihati, Rajmond Gjerazi, Ilir Cirinaku, Hajrulla Beriolli, Leonard Tase, Vladimir Starja, e të tjerë.
Pasi ekipi meriton titullin “Kampion Kombëtar”, në vitin 1964, rritja është e papërmbajtshme. Sipas trajnerit, në vitin 1966, “Dinamo”, shpallet kampion, me 14 fitore dhe asnjë humbje. “Ndërkohë, kishim humbur një lojtar shumë të mirë, Zhani Bonatën, një gjuajtës që rivalizonte Asllan Rusin. Bonatën e goditën, për shkak të biografisë. I kishin pushkatuar të atin. Ishte një humbje e madhe për skuadrën”, – rrëfen Vangjel Koja. Gjithsesi, “Dinamo” kishte bërë përpara. Turne të ndryshme, qoftë në Kinë, vend që me të cilin në atë, kohë shteti shqiptar, kishte marrëdhënie shumë të mira, kishin bërë që skuadra të merrte edhe përvojën e duhur, në ndeshje ndërkombëtare.
Sfida evropiane nis në vitin 1966, kur për herë të pare, një ekip shqiptar, merr pjesë në kupat e Evropës. Ndeshja e pare, sipas shortit, zhvillohet në Tiranë. Përballë ishte kampionia e Italisë, “VIRTUS” – Bolonja. Sipas statistikave të pagabueshme të trajnerit, Mjeshtrit Vangjel Koja, “Dinamo”, fiton 3-0 (45-18). Ndërsa në Itali, mundet 0-3 (45-28). Dy pikët më tepër të shënuara, e kualifikojnë. Kalimi i këtij turi, ishte një ngjarje e pazakontë për sportin shqiptar. Por i njëjti skenar, pra vetëm për dy pikë, do të skualifikonte “Dinamon”, në ndeshjet e radhës. Këtë radhë, përballë kishin volejbollistët me eksperiencë, të “BLLOKER”, kampiones së Holandës.
Ndeshja e parë, përfundon 3-0 (45-30), por në Holandë, gjithçka përmbyset. “Dinamo”, humbet 0-3 (45-28) dhe skualifikohet vetëm për dy pikë. “Na bëri hile një arbitër gjermano-perëndimor. Ishte koha e Luftës së Ftohtë dhe ne lindorëve, nuk na donin. Kujtoj se në setin e dytë, ishim ne përpara me pikë 13-10, por arbitri na penalizoi disa herë rresht, duke e përmbysur në 13-15 setin”,- rrëfen me keqardhje ish-trajneri Koja. Por sukseset, duket se kishin bërë “pakt” me “Dinamon”.
Në vitin 1970 dhe 1971, “Dinamo”, mund dy herë në Athinë dhe dy herë në Tiranë, ekipin kampin grek “Panathinaikos”, ndërkohë që fitorja në Tiranë, me “MLLADOST”-in e Zagrebit 3-1, me gjithë humbjen në transfertë 0-3, është llogaritur si një tjetër arritje e madhe, e volejbollit shqiptar, për shkak se kjo skuadër, ishte në elitën e volejbollit botëror. Ndërsa historia, shkruhet në vitin 1972, kur “Dinamo”, kualifikohet në gjysmëfinalet e kampionëve të Evropës. “Dinamo”, kualifikohet, duke pasur në grup, skuadra nga më të mirat, si: “AMVJ” -Holandë, “CSKA” -Sofje dhe “REBELS” -Belgjikë.
"Dinamo", wins 3-2 with "CSKA" and 3-1 with "REBELS", defeats 3-0 by the champions of the Netherlands (the qualifying matches were held here), but still goes to the semi-finals which take place in Belgium. Although defeated by "AMVJ" 3-0, "ZETOR-BERNO" (Czechoslovakia) 3-0 and "RUIN" (Italy) 3-2, "Dinamo" makes an excellent figure.
"These were results that today cannot even be dreamed of. Naturally, our best player was absolutely Asllan Rusi. It was really an opponent that the coaches of the best teams in Europe had in mind. It was the time when both Asllan Rusi and Dashamir Fagu, taken by "Partizani", had many offers to play with different European teams", - concludes former coach Koja, described as the legend of the bench of Albanian volleyball, who has had the luck to train champions./ Memorie.al

Lini një Përgjigje