TAGS-AT E JAVËS

Sport2024-04-28 17:59:00

Luan me shiringa por nuk ndal golat, Myrto Uzuni realizon rrjetën e 11 sezonale në La Liga (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Luan me shiringa por nuk ndal golat, Myrto Uzuni realizon rrjetën e 11

Myrto Uzuni luan prej disa javësh i dëmtuar në kampionatin spanjoll me fanelën e Granadës. Por futbollisti po vazhdon të gjejë me rregullsi rrugën e rrjetës, teksa sot ka shënuar golin e tij të 11 të këtij edicioni në elitën e kampionatit spanjoll. 

Në ndeshjen mes Granadas dhe Osasunës, në startin e pjesës së dytë, ai shmangu pozicionin jashtë loje dhe i vetëm para portës mike nuk gaboi, duke dyfishuar në ato momente rezultatin në favor të skuadrës së tij. 

28-vjeçari po zhvillon sezonin e tretë te kjo skuadër, më parë ai është aktivizuar te Ferencvarosh në Hungari dhe Lokomotiva e Zagrebit në Kroaci. 

myrto uzuni sulmuesi shqiptar granada

Lini një Përgjigje