TAGS-AT E JAVËS

Sport2025-04-03 19:45:00

Murinjo përfundon në “çmendinë”, turqit tallen keq me teknikun portugez pasi e mposhti në fushë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Murinjo përfundon në “çmendinë”, turqit tallen

Gallatasaraji i kushtoi një karikaturë 'speciale' trajnerit rival Zhoze Murinjo pas fitores ndaj Fenerbahçes.

Pas fitores së Gallatasarajit në derbin e Kupës së Turqisë kundër Fenerbahçes me rezultatin 1-2, në të cilën trajneri portugez kapi prej hundë trajnerin kundërshtar (Okan Buruk) dhe e hodhi në tokë, Gallata publikoi një video në kanalet e tyre zyrtare sociale që do të shkaktojë shumë diskutime.

Gallatasaraji të çmend”, është mbishkrimi që shoqëron imazhet në të cilat shohim Murinjon në versionin "anime", duke folur në një konferencë për shtyp, duke thënë qartë “Gallatasaraji” dhe “Okan Buruk”.

Më pas trajneri portugez është në shtrat, lexon lajmin e fitores së kundërshtarëve, ëndërron ngazëllimin e Osimhenit dhe shokëve të tij, Buruk duartroket dhe Ikardi bën gjestin e gjumit.

Më në fund ai zgjohet nga 'makthi', por e gjen veten në spital.

gallatasaraji zhoze murinjo trajneri portugez

Lini një Përgjigje