TAGS-AT E JAVËS

Sport2026-07-11 07:14:00

Yamal paralajmëron Francën: Ata duhet të kenë fikë nga Spanja

Shkruar nga Pamfleti
Yamal paralajmëron Francën: Ata duhet të kenë fikë nga
Lamine Yamal

Ylli i Spanjës , Lamine Yamal është shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes mes Spanjës dhe Belgjikës, në kualifikimin e La Roja në gjysmëfinalen e Botërorit ku do të përballet me Francën.

Një sfidë që është shënuar me rreth të kuq nga futbollisti 18 vjeçar i cili në Euro 2024 i shënoi një supergol Bluve të Deschamps.

Ju pret Franca dhe Mbappe 

‘Jam shumë i kënaqur dhe të mendoj për ndeshjen e radhës. Jam i kënaqur për kalimin dhe ndihem mirë’

Të frustron fakti që nuk po vjen goli

‘Jo nuk me frustron, fitova Evropianin duke shënuar 1 gol. Përsa kohë që kalojmë raundet jam i kënaqur. Skuadra është më e rëndësishme’

Një pyetje për vëllain tënd, Keyne, është ai që buzëqeshi më shumë

Dje isha te fizioterapisti dhe më telefonoi me celularin e nënës sime duke më thënë të nxirrja gjuhën. Mezi pres të darkoj dhe të festoj ditëlindjen e të dashurës sime dhe të qëndroj pak edhe me familjen time.

MVP dhe vjen Franca.

‘Mezi e pres. Të gjithë e prisnin këtë ndeshje dhe jemi dy skuadrat më të mira të Botërorit. Nuk kemi frikë, nëse ka ndonjë skuadër që mund të hyjë në fushë me siguri, jemi ne’.

Të shohim të lumtur

‘Jam i kënaqur sepse jemi në gjysmëfinale. Ndjesi akoma më të mira dhe çdo javë do të jem më mirë. Jam shumë i kënaqur’

Çfarë pret

‘Një skuadër që jep gjithçka në fushë. Janë shumë fizikë, por do të përpiqemi të mbajmë topin’

Ndjesitë

‘Vij me shumë besim dhe e di që gjithçka do të shkojë mirë. Jam i përgatitur. Mezi pres të vijë ajo ditë

I ke shënuar Francës në gjysmëfinale…

‘Shpresoj t’i shënoj sërish, kam shumë dëshirë’.

Jep një mesazh

‘Jemi shumë të kënaqur, kemi shumë iluzion. Jemi 2 hapa larg. Të kenë besim, të festojnë dhe do të shihemi pas 4 ditësh’.

lamine yamal fitorja me belgjikën

Lini një Përgjigje