TAGS-AT E JAVËS

Forum 9 Qershor 2026, 17:00

10 ditë që tronditën 'sistemin'

Shkruar nga Lutfi Dervishi

10 ditë që tronditën 'sistemin'

Nga flamingot te memet, nga Reuters te rrjetet sociale, protesta e Zvërnecit është shndërruar në simbolin më të pazakontë të pakënaqësisë qytetare në vitet e fundit.

1. Nisi si protestë lokale në Zvërnec dhe u kthye në një ngjarje kombëtare me jehonë ndërkombëtare.

2. Nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe përfundoi duke tronditur gjithë mjedisin politik dhe mediatik.

3. Nisi për të mbrojtur një lagunë, por po nxjerr në sipërfaqe një oqean pakënaqësish të akumuluara nga arroganca dhe babëzia e pushtetit.

4. Memet, pankartat dhe kreativiteti i protestuesve rezultuan më tërheqëse dhe më therëse se dhjetëra fjalime politike.

5. Është protesta e parë e këtij lloji që ka vazhduar 10 ditë rresht pa ndërprerje. Ka organizim, por nuk ka lider.

6. Në kohën kur Reuters transmetonte live protestën për audiencën globale, disa televizione në Tiranë zgjodhën të transmetonin festimet e 35-vjetorit të PS në Fier.

7. Është protesta e parë ku një meme e shpërndarë në rrjete sociale ka gjasa të ketë bindur më shumë njerëz sesa analizat nëpër studio televizive.

8. Turistët që zakonisht fotografojnë protestat, këtë herë iu bashkuan atyre. Disa morën edhe mikrofonin dhe mbajtën fjalime.

9. Përveç shqiponjës si simbol kombëtar, në status patriotik po ngjitet edhe flamingoja.

10. Për protestën deri tani janë akuzuar tetë agjentura të huaja. (Enver Hoxha në ditën më të keqe akuzonte 4: CIA, KGB, UDB, ASFALIA).

1 Komente

  1. T
    Tony

    Enver Hoxha u perball me nje popull injorant te pa zhvilluar. Ky mut e ai me muti tjeter i veriut kujtuan si ishin Zota, por harruan injorantet qe populli ishte e eshte i ditur e fshin bythen me ta. Te gjithe popujt durojne se nuk duan turbullira qe te rrisin kalamajte, por Shqiptaret jane me te duruar e kur ngrejne krye nuk ka uragan tua kaloje, se nga qe kane duruar sa me s'mban.

    Lini një Përgjigje

    Forum