TAGS-AT E JAVËS

Forum 7 Qershor 2026, 13:00

Disa këshilla për protestën e sotme: Të rinjtë e punës kundër të rinjve të call center-eve

Shkruar nga Pamfleti

Disa këshilla për protestën e sotme: Të rinjtë e

Shkruan: Dritan Shkreli

Sot, 7 qershor, lëvizja hyn në ditën e tetë. Në mbrëmje protestuesit mblidhen te Sheshi "Skënderbej" dhe marshojnë drejt Kryeministrisë. Kërkesa kryesore mbetet anulimi i projektit në Zvërnec dhe dorëheqja e Edi Ramës. Dje ishte një nga protestat më të mëdha në Tiranë. Tubime paralele u zhvilluan në Shkodër, Athinë, Vienë, Milano e Berlin.

Edhe sot pritet i njëjti model. Në Bolonja protesta është caktuar në orën 18:00 te Piazza del Nettuno. Qëndrimi i Ramës mbetet refuzues. Ai deklaroi se 5 mijë veta por as 500 mijë nuk e ndalin projektin dhe se investimi nuk ndalet sa kohë ai është në detyrë. Mediat raportojnë se pjesëmarrja ka qenë në rritje ditët e fundit me mijëra njerëz para Kryeministrisë.

Këshilla për protestuesit e "Gen Z":

Protesta ka energji, por duhet të shtojë disa tema që prekin drejtpërdrejt jetën e të rinjve

Pastrimi i parave në ndërtim me leje nga Edi Rama

Protestuesit duhet ta lidhin pastrimin e parave me fenomenin e lejeve të ndërtimit që lëshohen çdo ditë. Kush janë ata që marrin leje ndërtimi në Tiranë dhe në bregdet? Nga vijnë paratë e tyre? Shumë prej tyre janë persona që pastrojnë para të fituara nga krimi në Evropë. Trafik droge, mashtrime, skema piramidale. Këto para të pista hyjnë në Shqipëri, blejnë tokë, marrin leje dhe kthehen në pallate e hotele. Ndërkohë një i ri i thjeshtë e i diplomuar nuk merr asnjë mundësi pune apo strehimi. Protesta duhet të bërtasë këtë lidhje: çdo kullë që ngrihet është ndërtuar mbi paratë e krimit evropian dhe mbi shpinën e të rinjve që nuk kanë ku të jetojnë.

Të rinjtë e call center-eve si bosët e Tiranës kundrejt të rinjve të thjeshtë e të arsimuar që nuk marrin asnjë mundësi

Protestuesit duhet të tregojnë këtë kontrast të neveritshëm. Nga njëra anë, një grup i rinjsh që punojnë në qendra mashtrimi, vjedhin evropianët, pastrojnë paratë në Shqipëri dhe më pas bëhen bosë të qytetit. Makina luksoze, apartamente të mëdha, darka në vende ku një pjatë kushton sa rroga mujore e një mësuesi. Nga ana tjetër, të rinj që kanë mbaruar universitetin, flasin gjuhë të huaja, lexojnë, kërkojnë punë me muaj dhe nuk gjejnë asgjë. Asnjë telefonatë, asnjë intervistë, asnjë përgjigje. Protesta duhet të ngrejë zërin për këtë padrejtësi strukturore. Nuk është fati, nuk është puna e vështirë. Është një ekonomi e pistë që shpërblen mashtruesit dhe ndëshkon të arsimuarit.

Disa pastrojnë paratë e krimeve në Evropë dhe marrin leje ndërtimi, disa të tjerë mashtrojnë e vjedhin Evropën dhe pastrojnë paratë në Shqipëri

Protestuesit duhet ta shpjegojnë qartë këtë unazë vicioze. Ka dy rryma parash të pista që hyjnë në Shqipëri përmes ndërtimit. E para vjen nga krimi i rëndë në Evropë, si trafiku i drogës, armëve dhe prostitucioni. E dyta vjen nga mashtrimet që kryhen vetë nga shqiptarë kundrejt qytetarëve evropianë. Të dyja rrymat pastrohen në të njëjtën mënyrë: duke marrë leje ndërtimi, duke ngritur pallate e hotele në bregdet, duke blerë prona në Tiranë. Protesta nuk duhet të jetë vetëm kundër një projekti në Zvërnec. Protesta duhet të jetë kundër gjithë këtij sistemi që lejon që paratë e krimit të kthehen në beton dhe që të rinjtë e ndershëm të mbeten jashtë sistemit.

Pse kjo protestë nuk është për Zvërnecin por për të ardhmen tuaj

Protesta mund të dalë me kërkesa të qarta që lidhin pastrimin e parave me jetën e të rinjve. E para, publikimi i çdo leje ndërtimi të lëshuar në 5 vitet e fundit së bashku me burimin e financimit. E dyta, ndalimi i dhënies së lejeve për çdo person që ka qenë i përfshirë në pastrim parash. E treta, krijimi i një fondi kombëtar për strehim për të rinjtë e arsimuar që financohet nga sekuestrimi i pronave të ndërtuara me para të pista. Këto nuk janë kërkesa të pamundura. Janë kërkesa që vënë gishtin në plagë.

Deri kur të rinjtë e call center-eve do të jenë bosë të Tiranës ndërsa ju që keni studiuar e punuar do të endeni rrugëve kot? Protesta e ditës së tetë ka fuqinë ta ndryshojë këtë, por vetëm nëse nuk ndalet së kërkuari vetëm Zvërnecin. 

3 Komente

  1. w
    wrwg

    O yllo, po ti ke miku i rames me dhender kandidatin e Berishes. O yll i korrupsionit dhe dallavereve bashke me Shamkun qe ka qene edhe deputete..Lejeni rinine rehat se nuk ka nevoje per keshilla dallaveraxhish!

    1. Ëndrra shqiptare-call centeri

      https://pamfleti.net/english/dosja/aktiviteti-inal-i-call-center-ne-tirane-nuk-eleminohet-nese-policia-nu-i336546________________ https://pamfleti.net/english/anti-mafia/policia-godet-call-center-at-por-pegasus-communications-e-olsi-rames--i331239

      1. F
        Feti Dema

        Protesta nuk ka kërkuar vetëm Zvërnecin por gjithë Shqipërinë. Protestuesit aty nuk kanë dal për një vënd pune. Protestuesit kërkojnë 'kokën'e "Kastës". Rrëzimin e regjimit jo vetëm kleptokratik por edhe antikombëtar. Kërkesat fondamentale të protestuesve nuk mund të axhustohen nga askush. Protesta flet shqip. Protesta ngjan me një buqetë me lule shumëngjyrëshe. Antimitingjet i ngjajnë një buqete me disa gjëmbaç gomari.

        Lini një Përgjigje

        Forum