TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Gusht 2025, 15:21

24-vjeçari shqiptar nuk zë mend, arrestohet për herë të dytë brenda katër muajve për shitje kokaine!

Shkruar nga Pamfleti

24-vjeçari shqiptar nuk zë mend, arrestohet për herë

Një 24-vjeçar shqiptar, i skeduar për aktivitet kriminal në trafikun e drogës, është arrestuar për herë të dytë brenda këtij viti nga policia italiane, gjatë një operacioni që u krye nga karabinierët e Ternit.

Gjatë një kontrolli në rrugë në Sabbione, i dyshuari u ndalua pasi u njoh nga një raport i mëparshëm për posedim dhe trafik droge në prill. Në makinën e tij, nën dorezën e marshit, u gjetën 40 doza kokainë, ndërsa në banesën e tij u sekuestruan 4 mijë euro cash, të dyshuara si të ardhura nga trafiku i drogës.

Duke e vërtetuar arrestimin, të shtunën, më 2 gusht, gjyqtari urdhëroi që t’i ndalohej të banonte në provincën e Ternit dhe hetimet të vijonin më tej.

Lini një Përgjigje