
Flodent Plaku, i konsideruar si një killer me pagesë dhe një prej të dyshuarve në ekzekutimin e Gentian Bejtjas, ngjarje e ndodhur në mars 2024, u arrestua në një operacion të forcave RENEA një ditë më parë në zonën e Orikumit.
Policisë i janë dashur plot dy muaj për të zbuluar vendndodhjen e Palut, i njohur edhe me nofkën “Pole Qorri”, pasi kishte informacione se ai strehohej sa në Dubai dhe qarkullonte mes Greqisë dhe Italisë, duke e bërë të vështirë zbulimin.
Por duket se më në fund Policia ka rënë në gjurmët e tij, duke e arrestuar në një prej hoteleve.
Nga video e publikuar nga Policia e Shtetit tregohen momentet kur trupat RENEA rrethojnë zonën dhe hyjnë brenda në hotel.
“Shpejt çuna, shpejt çuna”, dëgjohet një prej drejtuesve të operacionit që i komunikon në radio efektivëve që kanë marrë pjesë në operacion.
“Ka lëviz njeri?”, pyet ai, ndërsa përgjigjia që merr është “deri tani s’ka lëviz njeri mbrapa”.
“U kap, u kap”, është fjalia e fundit, që njofton kapjen e ‘Pole Qorrit’.
Nga pamjet e publikuara duket se efektivët e RENEA-s janë të pajisur me armë automatike dhe të veshur me anti-plumb, çka do të thotë se rrezikshmëria e personit të arrestuar ka qenë tejet e lartë.
Lini një Përgjigje