Kronike23 Maj 2024, 09:42

300 kg kokainë në Portin e Pireut kishin destinacion Shqipërinë, mes 4 të arrestuarve edhe një shqiptar

Shkruar nga Pamfleti
300 kg kokainë në Portin e Pireut kishin destinacion
Porti i Pireut

Një goditje të rëndësishme në qarqet e drogës kanë arritur efektivët e policisë së Prokurorisë së Narkotikëve të cilët gjetën mbi 200 kilogramë kokainë në portin e Pireut .

Sipas informacioneve të para, droga u gjet në kontejnerë që kishin nisur nga një shtet i Amerikës Latine dhe kishin destinacion Shqipërinë.

Sipas të njëjtave informacione, kontejnerët në të cilët ishte fshehur droga përmbanin karkaleca të ngrirë .

Për këtë rast dyshohet se janë arrestuar gjithsej katër persona, dy grekë dhe dy shqiptarë.

Burime policore thonë se hetimet po vijojnë dhe se po kryhet një operacion, pas informacioneve përkatëse, për gjetjen e 100 kilogramëve të tjerë kokainë.

Në vitin 2017 policia greke zbuloi 635.000 pilula Captagon me vlerë shitje rreth 10 milionë euro si dhe armë. Në operacionin e atëhershëm u arrestuan 2 shqiptarë, 1 turk dhe 1 grek dhe u shpallën në kërkim 1 turk, 1 ish-polic grek dhe shtetasi shqiptar i cili u arrestua sot për kokainën në Pire.

shqipëria