Kronike 8 Dhjetor 2023, 20:40

Operacioni i SPAK për inceneratorin e Tiranës, ekzekutohen 4 urdhër-arreste; fundosen drejtorët e Erion Veliajt

Shkruar nga Pamfleti

Operacioni i SPAK për inceneratorin e Tiranës, ekzekutohen 4

Detaje të reja kanë dalë nga operacioni i SPAK për inceneratorin e Tiranës, ku mësohet se janë ekzekutuar katër urdhër arreste.

Sipas informacioneve është arrestuar një drejtor i Erion Veliajt, Taulant Tusha i cili mban postin drejtor i infrastrukturës në Bashkinë e Tiranës, si dhe anëtari i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave Namik Simixhi. 

Po ashtu SPAK ka bërë përgjegjës për këtë incenerator edhe Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin, duke lëshuar urdhër të ri arresti për ta. Mërtiri dhe Zoto dyshohet se përmes faturave të falsifikuara të TVSH kanë marrë rreth 409 milionë lekë. Po ashtu, mësohet se është ngritur akuzë edhe ndaj Lefter Kokës dhe Alqi Bllakos. 

inceneratori