TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Shtator 2025, 12:43

“Shpërthim në distancë”, arrestohet 25-vjeçari që posedonte mina me telekomandë; ja ku do përdoreshin

Shkruar nga Pamfleti

“Shpërthim në distancë”, arrestohet 25-vjeçari

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës në kuadër të operacionit ‘Together’. Të arrestuarit janë Jaser Shaba dhe Gert Haxhija.

Shaba, 25 vjeç, posedonte në bashkëpunim me vëllanë e tij, 2 mina me telekomandë, të programuara për shpërthim në distancë, që dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje të rënda kriminale. Ndërkohë Haxhija, 28 vjeç  dyshohet se e ndihmonte 25-vjeçarin për t’u fshehur.

Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3, në vijim të punës për kapjen e shtetasve në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Together”.  

Gjatë operacionit u kapën në Selitë dhe u vunë në pranga shtetasit: 

J. Sh., 25 vjeç, banues në Shkodër, për të cilin Prokuroria ka lëshuar urdhër ndalimi për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Brothers”, i zhvilluar në muajin janar 2024, pasi dyshohet se posedonte në bashkëpunim me vëllanë e tij (i arrestuar), 2 mina me telekomandë, të programuara për shpërthim në distancë, që dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje të rënda kriminale;

G. H., 28 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se përkrahte shtetasin J. Sh., duke e ndihmuar të fshihej.   

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, njoftoi Policia.

Lini një Përgjigje