
Pas dy ditësh në gjendje kritike në Spitalin e Traumës, ka ndërruar jetë 30-vjeçari Esat Xherri, i cili u aksidentua të dielën në një zonë rurale të bashkisë Librazhd.
Automjeti që ai drejtonte doli nga rruga në një kthesë të fortë dhe u rrokullis për rreth 100 metra në një greminë. Xherri u nxor me vështirësi nga mjeti dhe u transportua me urgjencë drejt Tiranës, por plagët e marra rezultuan fatale.
Hetimet paraprake tregojnë se aksidenti dyshohet të ketë ndodhur për shkak të shpejtësisë dhe humbjes së kontrollit, ndërsa gjendja e amortizuar e rrugës mund të ketë ndikuar në tragjedi.
Lini një Përgjigje