
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fushë Arrëz-Kryesi-Iballë, ku një turist 63-vjeçar nga Sllovenia, raportohet se ka humbur jetën.
Nga raportimet e para mësohet se viktima dhe një bashkëkombas i tij po udhëtonin me një motor, kur janë përplasur me një automjet.
Njëri nga turistët, 63-vjeçari, ka humbur jetën, ndërsa turisti tjetër është transportuar në spitalin e Pukës, për ndihmë mjekësore.
Lidhur me aksidentin kanë nisur hetimet nga policia.
Lini një Përgjigje