TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Korrik 2025, 14:46

Kërcënoi me thikë një person, arrestohet 35-vjeçari në Vlorë 

Shkruar nga Pamfleti

Kërcënoi me thikë një person, arrestohet 35-vjeçari

Një konflikt në qytetin e Vlorës është parandaluar falë ndërhyrjes së menjëhershme të Forcës së Posaçme “Shqiponja”.

Policia bëri të mundur arrestimin e shtetasit me iniciale A. Ç., 36 vjeç, banues në lagjen “Osman Haxhiu”, i cili kishte shkelur masën e “arrestit në shtëpi” dhe kishte kanosur me thikë një 35-vjeçar në lagjen “Uji i Ftohtë”,

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta. 36-vjeçari ndodhej nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja”.

Gjatë ndërhyrjes, shërbimet e “Shqiponjave” arritën të neutralizojnë situatën pa dëmtime dhe të vënë në pranga autorin, duke shmangur rrezikun për jetën e qytetarëve.

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan 36-vjeçarin për “Kanosje”, “Largim të të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Mbajtje pa leje e armëve të ftohta”.

Policia e Vlorës deklaroi se vijon angazhimin për parandalimin dhe goditjen e çdo rasti që cenon rendin dhe sigurinë publike.

Lini një Përgjigje