Kronike18 Qershor 2023, 20:32

Aksidenti tragjik në Maqedoninë e Veriut, nxirret nga lumi makina së bashku me trupat e pajetë

Shkruar nga Pamfleti

Aksidenti tragjik në Maqedoninë e Veriut, nxirret nga lumi makina

Pas një operacioni disa orësh është bërë e mundur nxjerrja e makinës nga lumi Lepenc makina me trupat e pajetë të familjes Pacolli, të cilët u përfshinë në një aksident mbrëmjen e djeshme.

Lajmi u konfirmua edhe nga ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, e cila ka njoftuar se mjeti është nxjerrë në sipërfaqe.

Njoftojmë opinionin e gjerë se pas një pune intensive ekipet e kërkim-shpëtimit nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Kosovës kanë arritur ta lokalizojnë veturën në lumin Lepenc ku pas shumë përpjekjeve është arritur nxjerrja e veturës, me trupat e pajetë në të. Ambasada e Kosovës në Shkup shpreh ngushëllimet e saja të thella për këtë tragjedi. Njëherit shprehim falënderim për të gjitha institucionet e përfshira në këtë rast”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin ka reaguar edhe kryeministri, Albin Kurti i cili ka thënë se është informuar nga autoritetet për nxjerrjen e tre trupave nga lumi Lepenc, teksa ka shprehur ngushëllimet për familjen Pacoli.

“Sapo u njoftova nga autoritetet tona se vetura e aksidentuar mbrëmë dhe e rënë në lumin Lepenc në Shkup është gjetur dhe në të janë trupat e pajetë të tre qytetarëve tanë. Shkëlqimit i cili i mbijetoi këtij aksidenti i uroj shërim sa më të shpejtë e forcë për të përballuar dhimbjen e humbjes së prindërve e vëllaut të tij. Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen Pacolli dhe Visoka të cilët humbën familjarët e tyre”, ka shkruar ai.

aksidenti maqedoni makina