TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Maj 2025, 21:38

Aksidentoi për vdekje të moshuarin, arrestohet 15-vjeçari në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

Aksidentoi për vdekje të moshuarin, arrestohet 15-vjeçari

Një 15-vjeçar u arrestua pasditen e së hënës në Tiranë, pasi aksidentoi për vdekje një të moshuar.

Specialistët e qarkullimit rrugor bënë arrestimin e shtetasit të mitur 15 vjeç, pasi në Yrshek, ditën e sotme, rreth orës 14:40, dyshohet se duke drejtuar një automjet të familjarëve të tij, ka aksidentuar shtetasin S. V., 82 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë.

Si pasojë 82-vjeçari ka humbur jetën rrugës për në spital.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje