TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Tetor 2025, 17:09

Akuzohen për dëshmi të rreme për një vrasje në 1997, arrestohen çifti i bashkëshortëve në Lezhë

Shkruar nga Pamfleti

Akuzohen për dëshmi të rreme për një vrasje në

Një çift bashkëshortësh ka rënë në prangat e bluve të Lezhës, pasi dhanë dëshmi të rreme gjatë një procesi gjyqësor në lidhje me vrasjen e 2 shtetasve, në vitin 1997, në Mirditë.

Të arrestuarit janë Valbona Prenga dhe Agustin Prenga banues në Lezhë.

Arrestimi i tyre u bë pasi dje, gjatë një procesi gjyqësor në Gjykatën e Lezhës, kanë dhënë dëshmi që bien në kontradiktë me dëshmitë e tyre të mëparshme, në lidhje me rrethanat e ngjarjes së ndodhur në vitin 1997, në fshatin Rrasfik, Mirditë, ku vëllai i Valbona Prenga ka vrarë me armë zjarri, motrën dhe bashkëshortin e saj, gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Autori i kësaj ngjarjeje po vuan dënimin me burgim të përjetshëm, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Lini një Përgjigje