Kronike31 Mars 2023, 19:05

Cili është fati i Ervis Martinajt? Jeton Lami refuzon ofertën e SPAK për të bashkëpunuar

Shkruar nga Pamfleti

Cili është fati i Ervis Martinajt? Jeton Lami refuzon ofertën e

SPAK negocioi me ish-agjentin e Operacionales, Jeton Lamin për ta kthyer në bashkëpuntor të drejtësisë por ai refuzoi.

Burime pranë Prokurorisë së Posaçme kanë konfirmuar këtë tentativë të SPAK, por mësohet se ish-efektivi nuk ka pranuar të flasë.

Bashkëpunimi me Jeton Lamin konsiderohet me tepër rëndësi për SPAK, pasi deklarimet e tij mund të hedhin dritë dhe për fatin e të shumëkërkuarit, Ervis Martinaj që prej 7 muajsh rezulton i zhdukur.

Ish-agjenti i Operacioniales u arrestua në Gusht të 2022, vetëm disa ditë pasi familja e Ervis Martinajt kallëzoi humbjen e kontakteve me të shumëkërkuarin.

Jeton Lami rezultoi ndër personat e fundit që kishte patur kontakte me Martinajn, e vërtetuar dhe me pamje filmike në një hotel në Durrës.

Për zhdukjen e të shumëkërkuarit, Lami nuk ka pranuar të flasë. Ndaj tij rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës, e ngritur nga Prokuroria Kurbit, e cila vetëm pak javë më parë dorëzoi në gjykatë dosjen në ngarkim të ish-agjentit të Operacionales. /TV Klan

jeton lami martinaj spak