Një zjarr ka rënë në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Bërdicë të Shkodrës.
Mësohet se rreth orës 05:50, ka rënë zjarr në një varrezë automjetesh, në pronësi të 32-vjeçarit me inicialet L. P. Si pasojë e flakëve janë djegur plotësisht tre automjete si edhe një zyrë pune që ndodhej në të njëjtin ambient.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur izolimin e flakëve, ndërsa forcat e policisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij zjarri.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Dyshohet se zjarri mund të jetë vendosur qëllimisht.
Lini një Përgjigje