
Zbardhen detaje nga sherri mes adoleshentëve në Korçë. Sipas policisë, bëhet me dije se dy adoleshentët janë zënë për motive të dobëta. Bëhet me dije se kjo nuk ka qenë hera e parë që të rinjtë konfliktoheshin mes njëri-tjetrit.
Mësohet se 14-vjeçari i ka bërë pritë në një rrugicë në hyrje të fshatit Sheqeras dhe më pas e plagosur me thikë. Autori është kapur nga policia, ndërsa ka deklaruar se 15-vjeçari e ngacmonte herë pas here me fjalë dhe sipas tij ky është motivi i sherrit.
I plagosuri ka marrë goditje me thikë në pjesën e barkut dhe të shpatullës, por sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Lini një Përgjigje