
27-vjeçari Astrit Baja ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet për kultivim kanabisi.
Sipas policisë, Baja e kishte kthyer pyllin e fshatin Rehovë në tokë narkotikësh, ku pas aksionit “blic” të policisë u gjetën dhe u sekuestruan nëpërmjet djegies 287 fidanë cannabisi.
I riu edhe më herët ishte kapur në Angli në një shtëpi bari që kapte vlerën e 100.000 paundëve.
"Në vijim të planit operacional mbarëkombëtar të koduar “Territor i pastër”, është finalizuar gjatë natës së djeshme operacioni policor i koduar “Rehova”.
Ka qenë një hetimi proaktiv disa mujor, i inicuar nga prokuroria Albiona Papajani, prokurore e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallë së Parë të Jurisdiksionit të Përgjithshëm Berat, ajo që ka vënë në vëzhgim disa mujor aktivitetin kriminal të 27-vjeçarit Astrit Baja.
Proçedimi penal 251/2024,u drejtua nga prokuroria Papajani, disa muaj pas deportimit të Bajës nga Britania e Madhe, ku ai ishte arrestuar së bashku me një shqiptar tjetër në Prill 2023 për një shtëpi bari që kapte vlerën e 100.000 paundëve.
Sinjalizimet e mbërritura pranë organit tê akuzës, konfirmonin faktin se Astrit Baja e kishte kthyer pyllin e fshatin Rehovë në tokë narkotikësh, ku pas aksionit “blic” të policisë u gjetën dhe u sekuestruan nëpërmjet djegies 287 fidanë cannabisi (në kubikë dhe në tokë).
Gjatë operacionit policor në fshatin Rehovë rezultoi se 27-vjeçari Astrit Baja kishte përgatitur disa vende në zonën e pyllëzuar, me qëllim kultivimin e bimëve narkotike si dhe se kishte kultivuar në kubikë dhe në tokë, 287 fidanë cannabisi", njofton policia.
Lini një Përgjigje