TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Maj 2025, 11:35

U la në burg pasi vrau 34-vjeçarin, zbardhet dëshmia e Ylber Jakut: S'kam besim te drejtësia shqiptare, kërkoj përfaqësues nga Ambasada e Britanisë

Shkruar nga Pamfleti

U la në burg pasi vrau 34-vjeçarin, zbardhet dëshmia e Ylber

Në Gjykatën e Kukësit u mbajt sot (10 maj) seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj 41-vjeçarit Ylber Jaku, i akuzuar për vrasjen e 34-vjeçarit Reshit Sallahu në motive hakmarrjeje. 

Gjyqtarja e masave pasi ka dëgjuar prokuroren e gatshme për aktet e dosjes dhe provat paraprake, si dhe avokatin e të dyshuarit, ka caktuar në fund të seancës masën e sigurisë "arrest me burg".

Avokatja përfaqësuese e të dyshuarit ka qenë e caktuar nga shteti, ndërsa gjyqtare e masës Matilda Çela dhe prokurore Brisida Leka.

Pas masës së sigurisë reagoi edhe avokatja Aurora Guska. Ajo tha se klienti Ylber Jaku nuk ka pranuar avokat dhe kërkon një përfaqësues nga ambasada angleze.

Ylber Jaku ka deklaruar se është shtetas britanik, ndërsa është i martuar me një grua angleze, si edhe ka dy vajza.

“Gjykata vendosi arrest me burg sepse kemi të bëjmë me veprën penale të vrasjes. Në pretendimet e fundit i pyetur nga gykata, Ylber Jaku u shpreh se nuk ka asnjë pretendim.

Nuk kërkonte as avokat dhe nuk foli në lidhje me rastin sepse thotë “unë kam parë se si janë rropatur prindërit e mi 20 vite, nuk kam besim dhe nuk flas tek kjo drejtësi”. Kërkon përfaqësues nga ambasada angleze në vijimësi të procesit të tij. Ai është shtetas angleze dhe gruan angleze si edhe dy vajza.

Ylber Jaku nuk ka dhënë asnjë dëshmi as para oficerit të policisë gjyësore dhe as para gjyktës, shprehet vetëm që s’kam besim tek kjo drejtësi si shtetas anglez, të jetë përfaqësues i ambasadës angleze që ti shpjegoj rastin se çfarë ka ndodhur me rastine prindërve të tij dhe neglizhenca e institucioneve, pushtetit lokal dhe policisë, ka bërë atë që unë sot përfundova këtu”, tha avokatja e tij.

Seanca u mbajt me dyer të mbyllura. 

 

Lini një Përgjigje