TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Korrik 2025, 10:40

E rëndë në Patos, dyshohet babai se abuzonte seksualisht me vajzën e tij 12-vjeçare, arrestohet nga policia

Shkruar nga Pamfleti
E rëndë në Patos, dyshohet babai se abuzonte seksualisht me
Foto Ilustruse

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Sheqishtë në Patos. Mësohet se babai 37-vjeçar ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij 12 vjeeçare.

Policia bën me dije se 37-vjeçari i identifikuar si Zamir Meta, tashmë është arrestuar.

Në një prononcim për mediat nëna e vajzës, rrëfen mes lotësh se vajza ishte larguar nga banesa në orën 4 të mëngjesit dhe ka shkuar te fqinjët pasi dyshohet se ishte përdhunuar nga i ati.

Ajo pohon gjithashtu se vajza është abuzuar sistematikisht që në moshën 5-vjeçare por nuk ishte në dijeni ndërsa tregon se vajza kishte sjellje agresive, dhe nuk i kishte treguar askujt për këtë ngjarje të rëndë.

30-vjeçarja në këtë situatë të rëndë, ka mbetur edhe mes 4 rrugëve. Nënë e 7 fëmijëve shprehet se nuk ka asnjë të ardhur financiare. Mes lotësh ajo apelon për dënim të ashpër për bashkëshortin dhe për ndihmë nga institucionet.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Z. M., 36 vjeç, banues në fshatin Sheqishtë, Patos, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij 12 vjeçe”, njoftoi sot policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme", thuhet në njoftimin e policisë. 

Lini një Përgjigje