TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Nëntor 2025, 22:06

Ekzekutimi i biznesmenit në Elbasan, reagon policia: 43-vjeçari u gjet i vrarë brenda automjetit!

Shkruar nga Pamfleti

Ekzekutimi i biznesmenit në Elbasan, reagon policia: 43-vjeçari u

Policia ka reaguar lidhur me vrasjen e biznesmenit 43-vjeçar në Elbasan. Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur në lagjen “Emin Matraxhiu”, rreth orës 20:35. Bëhet me dije se viktima është gjetur i vrarë brenda automjetit.

Ndërkohë që mësohet se janë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit, dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorëve.

“Rreth orës 20:35, është marrë njoftim se në lagjen “Emin Matraxhiu”, brenda në një automjet të parkuar, është gjetur, i vrarë me armë zjarri, shtetasi M. M. alias E. H., 43 vjeç.

Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e Policisë dhe janë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit, dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ëve.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, njofton policia.

 

Lini një Përgjigje