Detaje të reja janë zbardhur nga megaoperacioni i policisë në disa qytete të vendit, teksa janë arrestuar dhjetëra persona si dhe janë zbardhur edhe 6 vrasje, të cilat ishin nën hetim.
Policia e Elbasanit dhe FNSH kanë kryer gjatë pasdites së sotme kontrolle të imtesishme në qytet.
Sipas informacioneve paraprake janë shoqëruar të paktën dy persona, një grua e identifikuar si Klea Gjata dhe një burrë, identiteti i të cilit nuk bëhet ende me dije.
Burime për mediat konfirmojnë se Klea Gjata dyshohet se është përfshirë në një ngjarje të rëndë kriminale, vrasje.
Paraprakisht asaj i janë marrë shenjat e gishtave për verifikim. Sa i takon personit tjetër, dyshohet si i përfshirë në një ngjarje kriminale.