Kronike27 Shtator 2023, 22:21

Zbardhen detajet e megaoperacionit, grabitësi i “Exchange” kthehet  në të penduar të drejtësisë; rrëfen 6 vrasje të ndodhura në Greqi e Shqipëri

Shkruar nga Pamfleti
Zbardhen detajet e megaoperacionit, grabitësi i “Exchange”
Artan Tafani

Zbardhen detajet e megaopercionit që po zhvillon policia në disa qytete te vendit. Teksa në Shkodër ndodhi një tjetër vrasje, policia njoftoi me urgjencë gazetarët se po zhvillohen operacione në disa qytetet dhe janë lëshuar 15 urdhër-arreste.

Sipas informacioneve, një tjetër pjesëtar i grupeve kriminale është kthyer në të penduar të drejtësisë.

Mësohet se Policia e Lushnjës ka arrestuar disa ditë më parë Artan Tafanin, të riun e shpallur në kërkim si autor i grabitjes së një exchange në zonën e Astirit në Tiranë. Nga rrëfimi i Tafanit, i cili është kthyer në bashkëpunëtor të drejtësisë janë zbardhur 6 vrasje, 2 në Greqi, të tjerat në Tiranë, Elbasan dhe Berat. Si dhe janë firmosur 15 urdhër-arreste.

Operacioni ka vijuar që prej mesditës së sotme, shtrirë në disa qytete të vendit.

Në mesin e personave që ka përmendur Tafani si autorë vrasjesh janë edhe emra të njohur të botës së krimit.