TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Prill 2024, 09:38

I vihet flaka makinës së drejtoreshës së Tatimeve në Vlorë, shoqërohen në polici disa të dyshuar

Shkruar nga Pamfleti
I vihet flaka makinës së drejtoreshës së Tatimeve në
Anjeza Shiko

Makina e drejtoreshës së Tatimeve në bashkinë Vlorë, Anjeza Shiko është përfshirë nga flakët një natë më parë.

Sipas policisë, automjeti tip “Volkswagen” u përfshi nga flakët në lagjen “1 Maji”, Vlorë.Për këtë ngjarje janë shoqëruar në komisariat, disa persona të dyshuar lidhur me ngjarjen.

'Mbrëmjen e djeshme, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një automjet tip “Volksëagen”, në pronësi të shtetases A. Sh., banuese në Vlorë (funksionare e bashkisë Vlorë).  Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariat, disa shtetas të dyshuar lidhur me ngjarjen.  Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.'- njofton policia.

Ndërkohë babai i Anjeza Shikos, drejtoreshës së Tatimeve në Vlorës që i dogjën makinën, Muamet Çota, tha se mjetit i është vënë flaka për shkak të punës që bën vajza e tij.

‘Është e vajzës mbrëmë rreth dhe orës 10 e çerek është konstatuar tym në garazh. Erdhëm me shpejtësi. Me 1000% e qëllimshme për shkak të detyrës që bën vazja pasi punon në bashki’- tha Muamet Çota.

anjeza shiko

Lini një Përgjigje