TAGS-AT E JAVËS

Kronike31 Korrik 2025, 14:13

Ishte duke salduar portën, 68-vjeçari bie nga lartësia dhe humb jetën

Shkruar nga Pamfleti

Ishte duke salduar portën, 68-vjeçari bie nga lartësia dhe

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Sopës, Divjakë, ku një 68-vjeçar teksa po saldonte një portë në pronësi të një qytetari, ka rënë nga lartësia dhe ka humbur jetën.

Sipas policisë, 68-vjeçari nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe për pasojë ka ndërruar jetë në spital një ditë më parë (30 korrik).

 “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim të mëtejshëm, pasi ditën e djeshme, në fshatin Sopës, shtetasi T. K., 68 vjeç, gjatë punës për saldimin e portës në pronësi të shtetasit V. K., ka rënë nga lartësia e portës dhe si pasojë ka humbur jetën në spital”, informoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje