TAGS-AT E JAVËS

Kronike31 Korrik 2025, 14:10

Vrau të dashurën 21 vite më të madhe, Gjykata e Korçës cakton burg pa afat për Ilirjan Selmanin 

Shkruar nga Pamfleti

Vrau të dashurën 21 vite më të madhe, Gjykata e

Gjykata e Korçës vendos burg pa afat për Ilirjan Selmanin, i akuzuar për vrasjen e 52-vjeçares Kozeta Teço.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 28 korrik ku Teço u vra në apartamentin e saj dhe më pas për të fshirë gjurmët e krimit, banesës i është vënë zjarri.

Fillimisht, policia njoftoi se Kozeta Teço u gjet pajetë në apartamentin ku jetonte e vetme  si pasojë e asfiksisë nga tymi.

Por ngjarja mori një rrjedhë tjetër pasi burime nga grupi hetimor i thanë Abc Neës se dyshonin  për një ngjarje kriminale.

Nga kqyrja paraprake e trupit të viktimës, ekspertët mjeko ligjorë konstatuan shenja mbytjeje dhe dëmtime me mjete prerëse.

Policia dyshoi për 31-vjeçarin Ilirjan Selman inga Pogradeci, cili ka patur lidhje intime me viktimën. Ai nuk e ka pranuar krimin.

Lini një Përgjigje