TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Korrik 2023, 13:16

Kapja e 850 mln eurove kokainë në Itali, zbardhet emri kush është 35-vjeçari shqiptar i arrestuar

Shkruar nga Pamfleti
Kapja e 850 mln eurove kokainë në Itali, zbardhet emri kush
Sasia e kokainës së sekuestrar

Është zbardhur dosja e autoriteteve italiane mbi sasinë rekord të kokainës, prej 5.3 tonë, të kapur në një pshkarexhë, në bordin e së cilës ndodheshin 5 persona.

Në mesin e personave të arrestuar është dhe një shtetas shqiptar i identifikuar si Elvis Lleshaj, 35-vjeç.

Guardia Di Financa e cila ka drejtuar operacionin, e ka cilësuar kapjen e sasisë rekord të drogës si një nga më të mëdhatë të kapura jo vetëm në Itali por në të gjithë botën.Kokaina ishte nisur nga Amerika Latine dhe si destinacion kishte Italinë, ku lënda narkotike do të kapte në treg një vlerë prej 850 mln dollarë.

Së bashku me shqiptarin, në bordin e peshkarexhës u arrestuan dhe 2 shtetas tunizianë, 1 shtetas francez dhe 1 italian.

Personat e arrestuar janë:

Elvis Lleshaj, i lindur në Shqipëri 35 vjeç.
Vincenzo Catalano, 35 vjeç, i lindur në Itali nga Bagnara Calabra.
Kamel Thamlaoui, i lindur në Tunizi, 53 vjeç, banues në Tricase.
Sami Mejri, i lindur në Tunizi, 48 vjeç, banues në Barcellona Pozzo di Gotto.
Yanis Malik Bargas, i lindur në Francë, 19 vjeç.

kapja e 850 mln eurove kokainë në itali elvis lleshaj

Lini një Përgjigje