
Një 30-vjeçare shqiptare është arrestuar nga policia belge pasi kishte kthyer banesën në "shtëpi bari”.
Mësohet se ajo ishte pjesë e një grupi shqiptar i cili menaxhonte disa shtëpi bari, ndërsa policia arriti të zbulojë 125 bimë kanabisi me gjatësi të pazakontë dhe gati për t’u korrur. Kjo tregonte se aktiviteti kriminal kishte funksionuar prej kohësh.
Gjatë kontrollit, hetuesit gjetën disa dhoma të përshtatura posaçërisht për kultivim, të pajisura me instalime profesionale.
E reja u arrestua menjëherë dhe u paraqit para gjykatësit të hetimeve paraprake, i cili urdhëroi “arrestin me burg”. Ende nuk dihet identiteti i 30-vjeçares shqiptare.
Lini një Përgjigje