TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Korrik 2025, 09:01

Kultivonte drogë në Spanjë, kapet në Kavajë 54-vjeçarja në kërkim ndërkombëtar 

Shkruar nga Pamfleti

Kultivonte drogë në Spanjë, kapet në Kavajë

Një 54-vjeçare është arrestuar në Kavajë, pasi akuzohej nga autoritetet spnjolle për kultivim të bimëve narkotike dhe vjedhje të energjisë elektrike.

Gjykata në Spanjë i ksihte caktuar 52-vjeçares masën e sigurisë arrets me burg. Interpol Tirana do të kryejë procedurat për ekstradimin e të arretsuarës. 

“Si rezultat i bashkëpunimit me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Durrës dhe i shkëmbimimit të informacioneve më Interpol Tiranën, u lokalizua dhe u arrestua shtetasja shqiptare V. B., 54 vjeçe, banuese në Golem.

Kjo shtetase ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Sabadell, Spanjë, me vendimin e datës 30.06.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”, për të cilat maksimumi i dënimit është 6 vjet”, thuhet në njoftimin e policisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Spanjë, do të kryejë procedurat për ekstradimin e kësaj shtetaseje", njofton policia. 

 

Lini një Përgjigje