TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Korrik 2025, 08:39

Dhunë seksuale, rrëmbim dhe vjedhje, arrestohet në Cërrik 52-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Shkruar nga Pamfleti

Dhunë seksuale, rrëmbim dhe vjedhje, arrestohet në Cërrik

Një 52-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane për disa vepra të rënda penale, është arrestuar në Cërrik nga Forca e Posaçme Operacionale.

Ndaj 53-vjeçarit Albano Kume rëndojnë akuza si dhunë seksuale, rrëmbim personi, vjedhje dhe shkelje të rregullave për armët.

Arrestimi i tij u krye me qëllim ekstradimin në Itali, ndërsa Interpol Tirana ka nisur tashmë procedurat për dorëzimin e tij tek autoritetet italiane.

"Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Operacionalja 56”.

Kapet në Cërrik dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Itali, një 52-vjeçar në kërkim ndërkombëtar.

52-vjeçari kërkohej nga autoritetet italiane, për disa vepra të rënda penale.

Strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, finalizuan operacionin e radhës, të koduar “Operacionalja 56”.

Në kuadër të këtij operacioni, në Cërrik, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit A. K., 52 vjeç, banues në Cërrik.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi autoritetet italiane kanë lëshuar urdhër arresti ndaj tij, për veprat penale “Dhuna seksuale”, “Rrëmbim personi”, “Vjedhja” dhe “Shkelja e rregullave për armët”. Për këto vepra penale, Kodi Penal i Italisë parashikon dënim maksimal deri në 15 vjet burgim.

Interpol Tirana vijon procedurat në bashkëpunim me autoritetet italiane, për ekstradimin e këtij shtetasi", njofton policia.

Lini një Përgjigje