
Dy të rinj shqiptarë janë kapur në flagrancë nga policia britanike në një banesë ku kultivohej kanabisi në qytetin Clayport.
Në pranga ranë Klajdi Shehu 23-vjeç dhe Klajdi Miraka, 33-vjeç.
Policia ka sekuestruar në apartamentin ku ata jetonin rreth 600 bimë kanabisi.
Shehu deklaroi se personat që e dërguan në Britani e kishin përfshirë në këtë aktivitet kriminal, teksa shtoi se ndihej i keqardhur që në këtë mënyrë ka zhgënjyer nënën e tij.
Lini një Përgjigje