Kronike16 Shtator 2023, 15:10

Operacioni "Tempulli", Gjykata e Tiranës jep vendimin për 61 të arrestuarit; ndryshon masa e sigurisë për 3 prej tyre

Shkruar nga Pamfleti

Operacioni "Tempulli", Gjykata e Tiranës jep vendimin për 61

Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin për 61 të arrestuarit e tjerë gjatë operacionit “Tempulli”. Mësohet se masa e sigurisë ka ndryshuar vetëm për tre prej tyre që janë arrestuar duke kaluar nga “arrest në shtëpi” në “detyrim paraqitje”, ndërsa për 58 të tjerët është vendosur masa “arrest në burg”.

Ndërkohë kujtojmë se në total, në të gjithë vendin u lëshuan 296 masa arresti, nga të cilat 112 vetëm në Tiranë. Policia në kryeqytet ekzekutoi 90 prej tyre ndërsa të tjerët janë shpallur në kërkim.

Një ditë më parë, Gjykata Penale la në fuqi masat e sigurimit ‘arrest me burg’ për 29 personat e parë që u arrestuan në kuadër të operacionit antidrogë ‘Tempulli’.

gjykata vendim tempulli