
Një efektiv i policisë së burgut të Drenovës është arrestuar sot, pasi dyshohet se ka shndërruar detyrën e tij në një portë të paligjshme për brendësinë e qelive.
Burime nga organet hetimore konfirmojnë se Rudenc Myrte, i cili kishte muaj që mbahej nën vëzhgim të posaçëm, u kap pasi rezultoi i përfshirë në futjen e lëndëve narkotike dhe sendeve të ndaluara në ambientet e burgut.
Sipas informacioneve paraprake, efektivi dyshohet se ka kaluar në mënyrë të përsëritur doza të kanabisit, duke i shpërndarë ato mes të dënuarve.
Arrestimi është kryer në zbatim të një urdhri të Prokurorisë, pas provave të siguruara nga përgjimet dhe ndjekja në terren. Një ditë më parë u gjet dhe një celular në qelinë e Laert Haxhiut, por në Burgun e Drenovës dhe dyshohet se ka futur i njëjti efektiv.
Lini një Përgjigje