Kronike19 Shtator 2023, 20:42

Përfshihet nga flakët një banesë në Lezhë, shkak bombula e gazit

Shkruar nga Pamfleti

Përfshihet nga flakët një banesë në Lezhë, shkak

Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në fshatin Myltë të Lezhës.

Mësohet se flakët kanë djegur katin e dytë të banesës e cila ka qenë në ndërtim.

Familjarët nuk ndodheshin në shtëpi, në momentin kur ka rënë zjarri. Dyshohet se shkak për zjarrin është një bombul gazi që po përdorej për punimet e banesës.

Policia dhe zjarrfikësja ndodhen në vendin e ngjarjes ku të paktën për momentin zjarri është neutralizuar. Ndërkohë 3 zjarrfikëse janë në gadishmëri për shkak se ka prani të lartë polisteroli në katin e dytë të banesës.

lezhe banese flake