Policia ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me plagosjen e djeshme në Durrës, ku i dëmtuar mbeti personazhi i njohur i “TikTok”, Fabion Kuçi, i njohur si Gucci.
Sipas policisë janë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorët e plagosjes: A. N., 38 vjeç, banues në Durrës, F. B., 22 vjeç, banues në Tiranë dhe B. Ç., 34 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se rreth orës 23:45 të datës 15.12.2025 janë afruar me 2 automjete te lokali në lagjen nr. 9, ku ndodhej shtetasi Fabion Kuçi, dhe kanë qëlluar drejt tij me armë zjarri.
Si pasojë e të shtënave “Gucci” ka mbetur i plagosur lehtë, ndërkohë ka nisur procedimi penal për shtetasin L. B., 31 vjeç, pasi nga verifikimet rezultoi se është pronar i njërit prej automjeteve që u përdorën në vendngjarje nga personat e shpallur në kërkim.
"Në vijim të informacionit të dhënë dje, mbi plagosjen me armë zjarri të shtetasit F. K., sqarojmë se si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore, të kryera me qëllim zbardhjen e plotë të autorësisë dhe rrethanave të këtij rasti, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit:
A. N., 38 vjeç, banues në Durrës, F. B., 22 vjeç, banues në Tiranë dhe B. Ç., 34 vjeç, banues në Durrës.
Nga këto veprime dyshohet se këta 3 shtetas, rreth orës 23:45 të datës 15.12.2025, janë afruar me 2 automjete, te lokali në lagjen nr. 9, ku qendronte shtetasi F. K., dhe kanë qëlluar drejt tij, me armë zjarri. Si pasojë, shtetasi F. K. është dëmtuar lehtë.
Në vijim të veprimeve për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin L. B., 31 vjeç, pasi nga verifikimet rezultoi se është pronar i njërit prej automjeteve, me të cilat u afruan në vendngjarje, shtetasit e shpallur në kërkim. Nga kontrolli në banesën e 31-vjeçarit, u gjetën disa fishekë luftarak, të cilët u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.
Punohet intensivisht për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim", njofton policia.
Lini një Përgjigje