Një sherr i dhunshëm ka ndodhur mes dhëndrit dhe vjehrrit në Malësinë e Madhe. Mësohet se vjehrri së bashku me dy djemtë e tij kanë dhunuar dhëndrin 41-vjeçar.
Si pasojë e dhunës, 41-vjeçari ka marrë dëmtime në kokë dhe trup.
64-vjeçari dhe dy djemtë e tij 30 dhe 33-vjeç, janë arrestuar nga policia nën akuzën e dhunës në familje.
Sipas informacioneve dyshohet se sherri nisi për motive të dobëta.
"Menjëherë pas njoftimit për një konflikt në familje, në fshatin Flakë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe shkuan menjëherë për të sqaruar rrethanat dhe identifikuar përgjegjësit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale:
U arrestuan shtetasit Xh. Ç., 64 vjeç, A. Ç., 30 vjeç dhe S. Ç., 33 vjeç, të tre banues në fshatin Koplik i Sipërm, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi dyshohet se, për motive të dobëta, kanë dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht shtetasin A. U., 41 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime në kokë dhe trup.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme", njofton policia.
Lini një Përgjigje