TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Qershor 2024, 12:25

Sherr masiv në Tiranë, shpallen në kërkim 4 persona; dyshohet se njëri qëlloi me armë zjarri

Shkruar nga Pamfleti
Sherr masiv në Tiranë, shpallen në kërkim 4 persona;
Foto Ilustrim

Katër persona janë shpallur në kërkim për shkak të një sherri masive që ka ndodhur mes tyre. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në Tiranë.

Policia sqaron se personat fillimisht janë konflikuar fizikisht dhe gjatë konfliktit dyshohet se njëri prej tyre ka qëlluar në ajër me armë zjarri.

“Më pas shtetasit e përfshirë, janë munduar të fshehin ngjarjen nga Policia. Gjatë konfliktit janë dëmtuar 2 mjetet e personave të përfshirë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu çifte, dhe 1 shotgun, (të cilat janë me leje nga organet përkatëse)

Gjithashtu po punojnë për kapjen e shtetasve P. E., 47 vjeç, E. E., 18 vjeç, O. H., 33 vjeç, dhe A. B., 39 vjeç.

Shtetasit O. H., dhe A. B., më datë 14.06.2024, rreth orës 23:15, kanë shkuar në ambientet e një objekti në administrim nga shtetasi F. E., dhe për motive të dobëta, kanë kanosur me fjalë rojën e objektit, shtetasin S. A., janë konfliktuar fizikisht me shtetasit P. E., F. E., dhe E. E., e gjatë konfliktit dyshohet se njëri prej tyre ka qëlluar në ajër me armë zjarri", njofton policia.

Lini një Përgjigje