TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Nëntor 2025, 22:01

Sherr me thika në Vlorë, plagoset një 30-vjeçar

Shkruar nga Pamfleti

Sherr me thika në Vlorë, plagoset një 30-vjeçar

Një sherr me thika ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës. Si pasojë e konfliktit ka mbetur i plagosur një 30-vjeçar, i cili ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “24 Maji” ndërsa policia raporton se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta.

Ndërkohë, policia ka identifikuar dhe shoqëruar personat e dyshuar se kanë lidhje me ngjarjen.

“Rreth orës 20:00, në lagjen “24 Maji”, gjatë një konflikti për motive të dobëta midis disa shtetasve, ka mbetur i dëmtuar me mjet prerës shtetasi B. S., 30 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e personave të dyshuar të përfshirë në këtë konflikt, në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lini një Përgjigje