TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Nëntor 2025, 20:59

Larje hesapesh? Sherr me thika mes shqiptarëve në Itali, plagosen rëndë dy prej tyre

Shkruar nga Pamfleti

Larje hesapesh? Sherr me thika mes shqiptarëve në Itali, plagosen

Përplasja mes bandave shqiptare ka ndodhur për larje hesapesh.

Tre shqiptarë janë plagosur me thikë, pas një sherri për larje hesapesh mes gjashtë personave. Gjithashtu grupi që u përfshi në sherr ka qëlluar dy herë me armë zjarri, siç konfirmohet nga gëzhojat e plumbave të përdorura të gjetura në tokë.

Incidenti ka ndodhur këtë pasdite, më 10 nëntor, rreth orës 16:30, në Mogliano Veneto, në një parking në Via Svevo, në kryqëzimin me Via Barbiero.

Patrullat e Karabinierëve po hetojnë incidentin.

Të plagosurit janë të gjithë të moshës midis 30 dhe 35 vjeç. Hetuesit kanë siguruar pamje filmike nga kamerat e mbikëqyrjes aty pranë, përfshirë ato nga dyqani "Ognicasa".

Ndërkohë vijon kërkimi për tre shtetasit shqiptarë që ikën pas sulmit. Dy prej grupit kanë precentent për drogë.

Lini një Përgjigje