TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Dhjetor 2024, 21:37

“Shiko bëj ndonjë punë tjetër se i zgjidh vetë hallet gruaja jote”, zbardhet dëshmia e 33-vjeçarit që hodhi shokun nga ura

Shkruar nga Pamfleti
“Shiko bëj ndonjë punë tjetër se i zgjidh vetë
Autori i arrestuar

Një ngjarje e rëndë u zbulua sot në Durrës, pasi një i ri humbi jetën si pasojë e një sherri me shokun e tij. 35-vjeçari Majlind Habibi u arrestua sot, pasi akuzohet për hedhjen nga ura të shokut të tij, 33-vjeçarit Branko Shkoza, më 2 Dhjetor.

Të dy të rinjtë, me njohje mes tyre, kanë qenë të dehur momentin e konfliktit, kurse shkak dyshohet se është bërë ngacmimi i gruas së autorit nga viktima. Vetë autori ka treguar para hetuesve gjithë dinamikën.

Shkak për sherrin u bë fakti se më kishte ngacmuar gruan. Unë nuk doja ta vrisja. Po në një moment e shtyva. Nuk kisha për qëllim që ta vrisja. I kërkova të mos më ngacmonte bashkëshorten. Ai mu përgjigj shumë keq, më ofendoi. Me tha “shiko bëj ndonjë punë tjetër se i zgjidh vetë hallet gruaja jote”. Ne këtë moment mu errësuan sytë dhe nuk mendova gjatë. E shtyva dhe ai përfundoi ne kanal. Unë më pas u largova në shtëpi dhe e lash aty. Nuk mendova se kishte vdekur, thashë me vete se do ngrihet prap se në ujë ra. Ditën e dytë mësova se nuk kishte shkuar në shtëpi. Shkova sërish ditën e dytë te vendi ku u përleshëm e pashë që trupi i tij ishte spostuar disa metra nga vendi. Nuk kisha guxim të tregoja se çfarë kishte ndodhur. Me kapi paniku. Kur e gjeten trupin e tij dhe e mori policia dhe ambulanca thashë nuk kane për ta kuptuar, por do mendojnë se ka rene vete se edhe pinte alkool. Jam penduar shume, por nuk i kisha asnjë borxh. Me kishte rënë në qafe”, raportohet se ka deklaruar autori para hetuesve.

 

Lini një Përgjigje