Kronike 1 Qershor 2023, 13:25

Shisnin monedha floriri në rrjete sociale, arrestohen babë e bir në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

Shisnin monedha floriri në rrjete sociale, arrestohen babë e bir

Babë e bir në Tiranë janë arrestuar pasi shisnin në rrjete sociale monedha floriri. Në pranga kanë rënë Kadri Forgali, 65 vjeç, dhe Klevis Forgali, 35 vjeç.

Në kuadër të operacionit "Gold coins", u sekuestruan 467 monedha floriri, që u gjetën gjatë kontrollit në banesën e këtyre shtetasve. Disa prej monedha dyshohet se janë të vjedhura. 

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në çdo formë të saj, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Gold coins”, si rezultat i të cilit u vunë në pranga shtetasit K. F., 65 vjeç dhe K. F., 35 vjeç (babë e bir), të dy banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit në banesën e këtyre dy shtetasve, shërbimet e Policisë gjetën 467 monedha si ato prej floriri, 3 prej të cilave dyshohet se janë vjedhur më parë në një banesë. Monedhat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas reklamonin dhe shisnin online, në rrjetet sociale, monedha si të ato të floririt, duke fshehur të ardhurat e përfituara nga kjo veprimtari.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.", njofton policia.

klevis forgali kadri forgali tiranë