Kronike 1 Qershor 2023, 12:25

U arrestuan në flagrancë duke marrë ryshfet, lihen në burg dy efektivët e forcave ‘Shqiponja’    

Shkruar nga Pamfleti

U arrestuan në flagrancë duke marrë ryshfet, lihen në burg

Gjykata e Tiranës le në burg 2 efektivët e "Shqiponjave" Andi Çelmeta dhe Hashim Xhixha të akuzuar për korrupsion.

Njëherësh, me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, togat e zeza vendosën të shpallin mos kompetencën dhe t’ja kalojnë dosje SPAK. Dy efektivët u arrestuan në flagrancë nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore pasi morën 100€ ryshfet për të toleruar shkeljen e rregullave të qarkullimit nga një qytetar që në të vërtetë ishte agjent i infiltruar i AMP.

Në momentin e ndalimit policëve iu gjetën 1400 €. Përpara arrestimit efektivët ishin vendosur nën survejim nga prokuroria pas disa kallëzimeve në adresë të tyre të qytetarëve për korrupsion.