TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Prill 2023, 13:05

Shpërndanin kokainë në lokalet e natës në Durrës, lihen në burg 7 “të famshmit” e TikTok-ut

Shkruar nga Pamfleti

Shpërndanin kokainë në lokalet e natës në Durrës,

Shtatë anëtarët e dy grupeve kriminale që shpërndanin kokainë në klubet e natës në Durrës e Sukth janë lënë sot në burg nga Gjykata e Durrësit.

Ndërsa për vajzën e vetme, pjesë të grupeve është vendosur masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Në burg janë lënë:

-Goni Muça (alias Gentjan Muça; Gentjan Lici; Gentjan Ferra), 48 vjeç, i dënuar më parë;

-Tani Muça, 43 vjeç, banues në Sukth, i dënuar më parë;

-Amonali Halili, 24 vjeç

- Alban Vela, 17 vjeç,.

-Ergi Curri, 25 vjeç,

-Gentian Gonesha, 23 vjeç

-Stivens Bulku, 24 vjeç, banues në Shijak.

Ndërsa Kristel Balla, 24 vjeçe, është lënë në masën e sigurisë ‘detyrim paraqitjeje’.

"Të famshmit" e Tik Tok-ut ranë në prangat e policisë gjatë një aksioni të zhvilluar të premten në darkë. Goni Muça i njohur edhe me emrin Gentjan dhe 3 mbiemra të tjerë, kishte rolin e furnitorit me lëndë narkotike kokainë, ndërsa të tjerët e blinin dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin e shisnin në zona të ndryshme në Durrës e Sukth.

Për ndarjen e lëndës narkotike, ata kishin përshtatur ambiente të posaçme në lokalet e tyre, konkretisht në lokalin e Gon Muçës në zonën e Sukthit si dhe në lokalin e shtetastit Ergi Currit në një lagje në Durrës.

Në total u sekuestruan: 1 pako me kokainë, me peshë 130 gramë; 40 doza me lëndë narkotike të llojit kokainë; 3 automjete, 2 prej tyre luksoze; 96 mijë lekë të rinj dhe disa shuma në euro, franga dhe paund; 3 peshore elektronike që shërbenin për peshimin dhe ndarjen e lëndës narkotike në doza të vogla, 1 dorezë hekuri dhe 14 aparate celulare.

kokaine lokal durres burg tik tok te famshem

Lini një Përgjigje