TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Prill 2023, 12:21

Kryenin manovra të rrezikshme te ‘Bulevardi i Ri’ dhe i publikonin në Tik Tok, arrestohet 6 të rinj

Shkruar nga Pamfleti

Kryenin manovra të rrezikshme te ‘Bulevardi i Ri’ dhe i

6 të rinj janë ndaluar nga policia pasi kanë kryer manovra të rrezikshme me makinë duke rrezikuar jetën e tyre dhe personave të tjerë në rrugë te 'Bulevardi i Ri' në Tiranë.

Uniformat blu raportojnë se garat me makina më pas të rinjtë i postonin në rrjetin sociale Tik-Tok.

Sakaq, policia bën me dije se automjetet janë sekuestruar dhe ndaj shoferëve u vendos masa administrative me vlerë 40 mijë lekë të rinj.

Njoftimi i policisë:

Në datën 09.04.2023, në rrjete sociale janë postuar disa video për automjete të ndryshme, drejtuesit e të cilëve kryenin manovra të rrezikshme duke u bërë rrezik për veten dhe përdoruesit e tjerë të rrugës, në rrugën "Bulevardi i Ri".

Falë punës intensive nga vëzhgimet në rrjetin social TikTok është bërë identifikimi dhe ndalimi drejtuesve të automjeteve, së bashku me mjetet përkatëse.

Për kundërvajtjet e kryera ndaj tyre u vendos masa administrative me vlerë 40 mijë lekë të rinj, referuar ligjit numër 8378 datë 22.07.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë i ndryshuar; neni 139 paragrafi 3.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

manovra bulevardi i ri tik tok arrestim

Lini një Përgjigje